Një argjendar izraelit po krijon atë që ai thotë se do të jetë maskë mbrojtëse e koronavirusit më e shtrenjtë në botë, me kërkesë të një klienti miliarder nga Shangai.

”Maska do të ketë 250 gramë ar 18 karatësh, i vendosur me jo më pak se 3 608 diamante natyrore dhe e pajisur me një filtër N-99”, tha Sharon Caro, një përfaqësues për markën luksoze ”Yvel”, me qendër në Jeruzalem.

Etiketa e saj e çmimit? 1,5 milionë dollarë.

Një ekip prej 25 argjendarësh dhe vendosës diamanti, të përzgjedhur me kujdes nga stafi i kompanisë, po punojnë me turne për të përgatitur porosinë deri më 31 dhjetor.

Dizajneri Isaac Levy argumenton se kjo porosi po e shtyn atë dhe bashkëshorten Orna që të vazhdojnë biznesin e tyre.

“Në këto ditë tronditëse, çdo porosi që marrim na ndihmon për të ruajtur operacionet e përditshme të kompanisë”, tha ai./

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb