Argjentina është rikthyer tek fitorja pas humbjes me Venezuelën 3-1 në Madrid. Kombëtarja ‘albiçeleste’ kan mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Marokun në miqësoren e zhvilluar në Stade de Tange të Marokut.

Pa Lionel Messin por me dyshen Dybala-Lautaro Martinez në sulm, Argjentina edhe pse bëri një lojë të mirë nuk kishte saktësinë e duhur përpara portës.

Goli i parë dhe i vetëm i kësaj sfide, erdhi vetëm në minutën e 84-të nga Angel Korrea. Kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin Skaloni, para Kupës së Amerikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb