7 gola në 1 muaj me fanellën e PSG, 4 në Ligue 1 dhe 3 në Champions, as këto numra nuk kanë mjaftuar që Mauro Icardi të siguroj një biletë për në përfaqësuesen argjentinase. Ish kapiteni zikaltër nuk figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Scaloni për dy miqësoret e luksit kundër Brazilit më 18 nëntor dhe kundër Uruguait 3 ditë më pas.

Argjentina
Argjentina

Icardi vijon të injorohet në vazhdimësi, në asnjë moment nuk ka qenë preferencë e parë për sulmin, pavarësisht formës së mirë që po kalon. Ky fakt shton dhe më shumë zërat që flasin se një grup i madh lojtarësh, veteranët e përfaqësueses nuk e preferojnë Icardin në Kombëtare. Rikthehet pas skualifikimit kapiteni Leo Messi. “Pleshti” ishte pezulluar me 3 ndeshje pas atij sherri me Medel dhe pas akuzave të forta që bëri në drejtimit të organizatorëve të Kupës së Amerikës. Në listën e bërë publike nuk mungojnë as dy yjet e Serie A, Paolo Dybala dhe Lautaro Martinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb