Argjentina konfirmoi rastin e gjashtë të lisë së majmunit tek një djalë 25-vjeçar që udhëtoi së fundmi në Meksikë, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë.

25-vjeçari, i cili jeton në provincën Cordoba, ishte në kontakt me një person që kishte sëmundjen gjatë udhëtimit të tij në Meksikë, tha ministria në një deklaratë.

“Personi paraqiti për herë të parë simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke të rëndë më 19 qershor dhe mbërriti në Argjentinë më 20 qershor ku pati një konsultë mjekësore me telefon më 25 qershor”, shpjegoi ai.

Pas një vlerësimi spitalor, mostrat e nevojshme u dërguan në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, duke rezultuar pozitive.

Personi ndodhet në izolim që nga dita e mbërritjes në vend dhe po ecën pozitivisht me monitorimin në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë këshilloi gjithashtu se simptomat më të shpeshta të lisë së majmunit janë ethet, dhimbja e kokës, dhimbjet e muskujve apo shpinës, si dhe ënjtja e gjëndrave dhe lodhja, duke shtuar se deri në pesë ditë më vonë shfaqet një skuqje e lëkurës.

Pasi u regjistruan rastet e para ndërkombëtare të lisë së majmunëve, ministria formoi një ekip pune për monitorimin e sëmundjes, si dhe për të gjeneruar rekomandime specifike për ekipet shëndetësore dhe popullatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb