Pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës, optizimi është rritur dukshëm te kombëtarja Albiceleste. Në këtë linjë mendim është shfaqur edhe Lautaro Martinez, sulmues i kësaj përfaqësuesje.

“Unë jam një person që emocionohem shumë sepse gjithçka që jetojmë tani është si një ëndërr. Jemi të lumtur sepse do të mund të shijojmë një atmosferë të bukur, me njerëzit tanë dhe në shtëpinë tonë”.

“Duhet të kënaqem, sepse kam bashkëlojtarë të mëdhenj, një trajner që më mbështet dhe një familje pas vetes që më qëndron pranë në çdo moment. Le të shpresojmë se mund të vazhdojmë në këtë rrugë, duke shijuar atë që bëjmë në fushë dhe duke synuar gjithmonë të shënojmë gola.

Messi? Ai është një njeri i madh. Për ne ai është kapiteni ynë, pika jonë e referimit, lideri ynë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: