ARGJENTINE- Një gjykatë argjentinase ka lëshuar urdhër-arresti për Justin Bieber. Sipas këtij urdhri, nëse këngëtari kanadez futet në vendin e tyre, do të arrestohet menjëherë, pasi ka refuzuar të paraqitet në Argjentinë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth një incidenti të ndodhur në vitin 2013, në një klub nate në Buenos Aires.

Një fotograf argjentinas, Diego Pesoa, ka akuzuar Bieber-in dhe një nga badigardët e tij për një sulm të bërë ndaj tij, teksa ai po përpiqej t’i bënte këngëtarit një fotografi.

Gjykatësi Alberto Julio Banos ka urdhëruar “paraburgim të menjëherëshëm të të akuzuarit”.

Por, edhe pse ky urdhër është bërë publik, Bieber ndodhet milje larg duke shijuar rrezet e diellit të shkretëtirës kaliforniane së bashku me Kendall Jenner.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: