Argjentina ka mposhtur Paraguajin 1-0, duke siguruar një vend në çerekfinalet e “Copa America”. Qëllimi i parë i arritur për një ekip kombëtar, që ka çdo qëllim të kthehet në fronin e Amerikës së Jugut, 28 vite pas triumfit të fundit.

Papu Gomez vendosi fatin e një ndeshjeje të ekuilibruar, si shumë të tjera në këtë kompeticion. Goditje fatale e tij brenda zonës, pas një asisti të mrekullueshëm nga Di Maria. Kanë kaluar vetëm 10 minuta lojë.

Paraguaji mund të shembej fare, por në fund të pjesës së parë ruhet nga VAR. Anulohet dyfishimi i mundshëm i rezultatit, i cili në fakt është autogol i Alonso në rastin e një krosimi nga Papu Gomez i zakonshëm, për një “offside” të mëparshëm të Messi.

Për Argjentinën është një kopje e performancës së disa ditëve më parë kundër Uruguajit: një fillim më premtues, një gol i ftohtë, një pjesë e parë e mirë, një pjesë e dytë me disa rreziqe dhe disa tronditje të kombinuara me rënie diskrete të përqendrimit.

Sidoqoftë, Emiliano Martinez vështirë se i erdhi rasti t’i bëjë pis dorashkat e tij. Argjentina fitoi 1-0 dhe tani, falë barazimit të Kilit ndaj Uruguajit, është e vetme në krye të grupit A të “Copa America”, me 7 pikë. Një përgjigje e bukur për fitoret e Brazilit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb