Argjentina është në zi për vdekjen e parakohshme të Tomas Felipe Karloviç, i njohur nga të gjithë si “El Trinche”. 74-vjeçari, ish-lojtar i Rozario Centralit, kishte përfunduar në spital pasi kishte marrë një goditje të rëndë në kokë nga një i ri që i kishte vjedhur biçikletën.

Jo shumë i njohur jashtë Argjentinës, por një legjendë e vërtetë në atdhe, Karloviç është cilësuar nga vetë Diego Armando Maradona si lojtari më i mirë. Kur Diego mbërriti te Njuell’s Old Bojs, një gazetar e pati pagëzuar si lojtarin më të mirë të historisë së klubit, por Maradona iu përgjigj: “Lojtari më i mirë që ka luajtur në Rozario është Karloviç”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb