Argjentina është duke u përballur me një të nxehtë përvëlues, me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Sipas Reuters, në disa rajone, është ndërprerë energjia elektrike dhe shkak për këtë janë bërë rritja e temperaturave. Për njerëzit, bëhet akoma më e vështirë situata, sepse nuk kanë mundësi të përdorin mjetet freskuese dhe të përballojnë këtë të nxehtë.

Ekspertët parashohin që Buenos Airesi edhe gjatë javëve të ardhshme do të goditet nga temperaturat e larta, që tashmë kanë arritur mbi 40 gradë.

Madje metereologët kanë paralajmëruar për ardhjen e një vale tjetër e të nxehtit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 45 gradë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb