Vokali i saj është shumë i ëmbël dhe që në daljet e para bëri për vete mjaft fansa. Argjentina Ramosaj, një këngëtare e re dhe shumë e ëmbël, jo e skandaleve por shumë e përmbajtur, tashmë është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë djalin Noah nga lidhja e dashurisë me biznesmenin kosovar, Dukagjin Fetahu. Po për momentin me çfarë po merret ajo?

‘’Përveç që merem gjithmonë me djalin, ndihem më ndryshe, më e butë, më ka ndryshuar komplet jeta, prapë ndihem mirë me ardhjen e djalit, rutinën e gjumit tani e kam krejt ndryshe, flë një ose dy orë… (qesh). Gjatë ditës nuk flë se e kam problem, merrem kryesisht me djalin, jemi gëzuar shumë por të dy e kemi pritur vajzë dhe kemi dashur që të jetë vajzë, por doli djalë. Gjithsesi, jemi gëzuar se ka qenë i shëndoshë, dhe gjatë shtatzënisë nuk kam pasur probleme’’, thekson këngëtarja në bisedën e saj.

Sa i përket përzgjedhjes së emrit, ajo tregon: Emrin e kam zgjedhur unë dhe Dukagjini ka rënë dakord. Djali i fqinjëve në Holandë kur kam jetuar e ka pasur emrin Noah dhe më është fiksuar shumë’’, shton më tej këngëtarja, e cila tashmë është e martuar me Dukagjinin dhe jetojnë në Prishtinë. ‘

’Faktikisht unë dhe Dugi kemi bashkëjetuar shumë para se të mbetesha shtatzënë, vetëm se nuk kishim bërë zyrtarisht lidhjen. Kur lindi djali, ka qenë diçka që kemi dashur të dy, që fëmija të ketë prindër zyrtarisht. Dasmat nuk më kanë pëlqyer asnjëherë, nuk kam ndonjë arsye, po thjesht nuk jemi të dhënë pas ceremonive, besoj që e rëndësishme është të kalojmë mirë bashkë. Në fund të tetorit shkoj 2­3 ditë të regjistroj ndonjë këngë në Tiranë, sepse ja nis të rritet djali dhe mund ta lë me mamin, nuk kam ndonjë projekt të madh në planet e afërta’’.

(d.b/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: