Duhen edhe pak orë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të listës paraprake me futbollistët të cilët mund të jenë pjesë e kombëtareve për Botërorin në Rusi.

Pak çaste më parë Kroacia u bë e para, ndërsa tani është Argjentina ajo që ka zbuluar futbollistët e grumbulluar për fazën përgatitore, para se në fund, më 4 qershor, të dorëzojë listën përfundimtare me 23 lojtarët që do nderojnë kombëtaren në Rusi.

Sampaoli ka dashur të shuajë polemikat në listën e shpallur sot duke thirrur të gjithë futbollistët të cilët kanë bërë bujë këto kohë në media, si Icardi, Dybala apo Higuain.

Bie në sy se pavarësisht se është i dëmtuar në listën me 35 futbollistë është edhe Sergio Aguerro. Skuadra e Jorge Sampaoli është pjesë e Grupit D, bashkë me Nigerinë, Kroacine dhe Islandën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb