ARGJENTINE-Më shumë se 1600 balena janë parë gjatë fundjavës në brigjet e provincës së Chubut, në Argjentinë, veçanërisht në zonën e e gadishullit të Valdes.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Clarin, e cila thotë që zbulimi është bërë nëpërmjet kontrollit ajror nga qendra kombëtare (Cenpap), që më pak se një muaj më parë kishte lokalizuar plot 1079 balena në këtë zonë.

Sipas Cenpap bëhet fjalë për prezencën më të lartë që prej 1999, vit në të cilin filloi regjistrimi sistematik i gjitarëve më të mëdhenj në botë.
Biologu Mariano Coscarella ka thënë: “Eshtë impresionuese numri i madh i balenave të lindura, prej të cilave 17 janë të bardha. Ndër të tjera nga 1605 ekzemplarë 720 janë ‘këlyshë’, të shoqëruar nga nënat e tyre”.

Prezenca e balenave është një nga atraksionet turistike më të mëdha të Argjentinës jugore, ku rreth 100 000 vizitorë shkojnë deri në Gadishullin e Valdes për të parë ekzemplarët nga muaji maj në dhjetor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb