ARGJENTINE-Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Santa Fe në Argjentinë.

Dy autobusë janë përplasur mes tyre në qytetin portual të Rosario, në provincën argjentinase të Santa Fe dhe si pasojë 13 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjera janë plagosur.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, duke pasur parasysh që rruga ka qenë në kushte të mira dhe vizibiliteti në rrugë shumë i qartë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb