BUENOS AIRES– Një prokuror argjentinas, i cili kishte akuzuar presidenten e vendit për marrëveshje sekrete me Iranin për të mënjanuar lidhur me një hetim për një sulm terrorist në vitin 1994, ishte gjendur i vdekur në apartamentin e tij, thanë sot zyrtarë argjentinas.

”Prokurori special, Alberto Nisman u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Buenos Aires”, tha Ministria argjentinase e Sigurisë.

”Nisman do të merrte pjesë në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura në Kongres lidhur me pretendimet e tij se presidentja argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner kishte fshehur një marrëveshje me Iranin”, njoftoi gazeta ”Buenos Aires Herald”.

Nisman kishte ngritur padi javën e kaluar kundër Kirchnerit, ku e akuzonte se kishte shfajësuar zyrtarët iranianë të akuzuar për organizimin, në vitin 1994, e vënies së bombave në një qendër hebreje në Buenos Aires, shpërthimi i të cilave shkaktoi 85 të vdekur dhe 300 të plagosur.

”Kjo marrëveshje do të sillte më pas rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Argjentinës, sidomos për mbërritjen në vend të naftës iraniane për të cilën Argjentina ka shumë nevojë, në këmbim të eksportit të grurit argjentinas”, shkruante në padi Nisman.

Ndërkohë, qeveria argjentinase i ka konsideruar qesharake akuza të tilla.

Sipas një shkrimi tjetër të ”Buenos Aires Herald”, ish-ministri i Jashtëm argjentinas, Jorge Taiana deklaroi në fundjavë se Irani kishte kërkuar ndërprerjen e shkëmbimeve tregtare me Argjentinën kur vendi amerikanojugor kishte lëshuar mandatarreste për tetë zyrtarë iranianë lidhur me vënien e bombave.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb