ARGJENTINE

Po nxit horror dhe protesta të mëdha në të gjithë botën historia e një vajze vetëm 11 vjeç, e përdhunuar nga partneri 65 vjeçar i gjyshes. Vajza tani ështe detyruar t’i nënshtrohet lindjes çezariane. Ngjarja ndodhi në Argjentinë, në Buyurracu, në provincën e Tucuman. E mitura i ishte besuar kujdesit të gjyshes që nga viti 2015 pasi dy motrat më të mëdhaja u përdhunuan nga partneri i nënës. Aborti është ilegal në Argjentinë.

Vajza, sipas asaj që raporton il Giornale, kishte zbuluar shtatzaninë më 28 janar të vitit të kaluar, kur dhimbjet e forta e kishin detyruar të shkonte në spital. Ishte në javën e 19-të. Në rastin e Lucia ngjarja është akoma më dramatike.

Më 11 shkurt vajza tentoi vetëvrasjen. Deri të martën e kaluar kur ishte në javën e 23-të, në vend që të abortonte ajo iu nënshtruar një lindje çezariane nga dy mjekë privatë, të cilët e cilësuan mjaft të rrezikshme proçedurën e divorcit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb