ARGJENTINE –Prokurori argjentinas Alberto Nisman, i cili u gjet i vdekur në ditë më parë, nuk është vetëvrarë, pasi në duart e tij nuk u gjetën shenja baruti. Mediat në Buenos Aires bëjnë të ditur se pista e vetëvrasjes është hedhur poshtë, pasi hetuesit kanë provuar se ai nuk është vetëqëlluar me armë zjarri. Plumbi që u gjet në trurin e prokurorit Nisman korrespondon me armën që u gjet në banesën e tij, por mbetet ende mister se kush ka qëlluar ndaj Alberto Nisman.
Prokurori argjentinas, i cili kishte akuzuar presidenten e vendit për marrëveshje sekrete me Iranin për të mënjanuar lidhur me një hetim për një sulm terrorist në vitin 1994, u gjet i vdekur në apartamentin e tij një ditë më parë. Nisman kishte ngritur padi javën e kaluar kundër Kirchnerit, ku e akuzonte se kishte shfajësuar zyrtarët iranianë të akuzuar për organizimin, në vitin 1994, të vënies së bombave në një qendër hebreje në Buenos Aires, shpërthimi i të cilave shkaktoi 85 të vdekur dhe 300 të plagosur.
“Kjo marrëveshje do të sillte më pas rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Argjentinës, sidomos për mbërritjen në vend të naftës iraniane për të cilën Argjentina ka shumë nevojë, në këmbim të eksportit të grurit argjentinas”, -shkruante në padi Nisman. Ndërkohë, qeveria argjentinase i ka konsideruar qesharake akuzat e ngritura nga prokurori Nisman.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: