Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8 argjinare, 5-6 qepë të njoma, 3-4 hudhra të njoma, 2 tufëza koper, Vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Kaurdisim qepën e njomë dhe hudhrat e njoma të prera në rrathë të vegjël. I lemë të zbuten dhe të ulin vëllimin, më pas shtojmë argjinarët dhe i lemë të zbuten për 5 minuta. Ndihmojmë kaurdisjen dhe zbutjen me kripë dhe piper. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund do të shtojmë dhe koperën e grirë imët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb