Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 kuti konservë argjinare, 2-3 fileto salmon, 1-2 presh, ½ gotë verë, 3-4 lgj lëng limoni, Cipë portokalli, Vaj ulliri
Kripë, piper, koper

Përgatitja

Spërkasim salmonin me kripë dhe piper.

Në një tavë hedhim pak verë, lëngun e limonit, vajin e ullirit, koper, kripë dhe piper. I përziejmë dhe vendosim filetot e salmonit, të cilat mirë është ti lemë për marinim për rreth 20 minuta. Më pas e vendosim salmonin në furrë të piqet për rreth 20 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.

Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe kaurdisim preshin të prerë imët. E shuajmë me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë argjinarët, pak cipë portokalli, pak lëng limoni dhe 1 filxhan lëng perimesh. I lemë argjinarët bashkë me preshin të gatuhen në temperaturë mesatare për rreth 10-15 minuta.

Pasi salmoni të jetë pjekur e servirim duke e spërkatur me pak nga lëngjet e veta dhe shoqëruar me argjinarët spërkatur me pak koper.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: