TIRANË- Një dialog interesant është zhvilluar mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe gazetarit Arian Çani live në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Ndërsa moderatorja Eni Vasili i ka dhënë fjalën Çanit të bënte pyetjen apo batutën e radhës me kryedemokratin që ishte i rrethuar nga të rinj por më shumë të reja në çadër, Basha i ka kujtuar gazetarit se i ka dhënë fjalën se do të shkojë në protestën e opozitës, ndërsa Çani e ka komplimentuar për paraqitjen.

Eni Vasili: Batuta e fundit është për Çanin…

Arian Çani: Mirë e the Eni, se batutë është por jo tamam. Lulzim, njerëz shumë të bukur ke rreth e rrotull po më pëlqen shumë kjo fotografi.

Lulzim Basha: Shumë mirë! (Ngre dy gishtat në shenjë OK)

Arian Çani: Urime!

Lulzim Basha: Po ti kur do vish se më ke dhënë fjalën?

Arian Çani: Unë do vij, por ki parasysh një gjë, po pres një datë që është shumë e rëndësishme në jetën time. Kështu që po pres atë datë dhe do vij. E kam surpizë.

Lulzim Basha: Ditëlindjen po pret?

Arian Çani: Jo, jo. E kam surprizë. Kam një datë, është shumë e afërt, e kam surprizë prandaj s’po ta them. Por, më pëlqen shumë foto sot.

Dialogun mund ta gjeni në minutën e fundit të videos së mëposhtme.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1442627849121725/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: