TIRANË

Analisti Arjan Vasjari deklaron se shteti nuk mund të jetë vandal, siç mund të jetë një turmë protestuesish dhe se duhet të jetë shumë i duruar.

Duke komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat që pasuan, Vasjari tha në “Real Story” në News24 se ka një tejkalim të kompetencave nga policia.

“Ka një përpjekje intelektualiste të pandershme që të ndërtohet një paralele, shkak-pasojë për shkak të një dhune ka një dhunë. Protesta nuk është gjë tjetër përveçse përplasje e dy forcave. Turma dhe shteti. Turma është një entitet kaotik, anonim. Shteti nuk mund të jetë tjetër përveç një forcë e kontrolluar dhe kjo është diferenca e madhe. Nuk mund të përdorim tezën ishin ca vandalë dhe duhet të përdorim vandalizëm. Shteti nuk mund të jetë vandal. Ka një tejkalim nga ana e forcave të rendit. Shteti duhet të jetë shumë i duruar, shumë i matur. Aq më tepër që janë një tufë adoleshentësh. Duhet të jetë një term që nuk duhet të ketë zë në kulturën tonë”, deklaroi Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: