Ariana Grande ka triumfuar ne natën e American Music Awards, çmime të dhëna nga publiku nepermjet një votimi online.

23 vjeçarja performoi në skenë me Nicki Minaj mbi ritmin e “Side To Side” dhe fitoi çmimin si artistja më e mirë e vitit duke mundur Rihanna, Adele dhe Beyonce.

Edhe këngetari Justin Bieber dhe reperi Drake morën nga katër statuja secili.

Zonja e shtëpisë e mbrëmjes ishte Gigi Hadid, që imitoi zonjën e parë të re Melania Trump dhe ndau skenën me të fejuarin Zayn Malik, i zgjedhur si artisti më i mirë i vitit.

Ishte një vit i ‘çmendur’, deklaroi anëtari i ish One Direction “Nuk e prisja që të votonin ende për mua”.

Momenti më interesant i mbrëmjes ishte dalja e Selena Gomez, në daljen e saj të parë publike pas problemeve me shëndetin.

E zgjedhur artistja më e mirë femër e vitit, Gomez falenderoi fansat dhe u përlot mbi skenë.

I emocionuar edhe Drake, që u shpall fitues për herë të parë në American Music Awards.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb