Arilena Ara ka ndarë një mesazh prekës per babain që ka humbur kur ishte ende e vogël. Këngëtarja teksa ndan videon e shkëputur nga emisioni “Xing me Ermalin”, ku nuk mban dot lotët, shkruan se nuk do t’i mjaftojë një jetë për t’i treguar dashurinë që ndjen për të.

Arilena falenderon edhe ndjekësit për mesazhet ngushëlluese në adresë të saj.

“Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty.
Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë!
Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA!
Faleminderit për mesazhet e bukura që më keni dërguar.
Dashuri, Arilena”, shkruan Arilena.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: