Ajo shquhet për linjat trupore e përkujdesjen e madhe që i kushton me ushtrime në palestër.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Arilena Ara, e cila admirohet për fizikun e bujshëm.

Biondja së fundmi ka shpërndarë një fotografi nga pushimet të realizuar në një nga bregdetet shqiptare.

Këngëtarja duket në top formë në një palë bikini ngjyrë portokalli e triko të shkurtër të bardhë.

Ky imazh ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe e të marrë mijëra pëlqime për një kohë të shkurtër.

Përveç kësaj, 23-vjeçarja nga Shkodra tanimë po përgatitet për albumin e ri të quajtur, “Pop Art”.

Nga ky album deri në këtë kohë solli disa këngë e bashkëpunime si: “Thirr Policinë”, “Murderer” dhe një solo “Aligator”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb