Këngëtarja e njohur Arilena Ara po shënon një tjetër arritje në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e botës së modës.

Së fundmi ajo është bërë pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më me influencë nga e gjithë bota. Bëht fjalë për vajza të cilat janë këngëtare, modele dhe personalitete nga SHBA, Italia, Lindja e Largët dhe vende të tjera.

Vajzat në fjalë do të tregojnë çfarë duhet të presin nga moda në vitin 2021 me anë të videove të realizuara nga stafi i tyre në bashkëpunim me gjigandët e modës. Ndërkohë, këngëtarja Ara ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga stilistja e njohur Sara Wong, i cili do të shfaqet për publikun gjatë ditëve në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: