Gazetari Arion Sulo nga studio e emisionit ‘Open’ në News24 tha se operacioni i fundit i SPAK nuk kishte as sasi dhe as cilësi.

Sulo tha se nga dosja e fundit e SPAK nuk ka asgjë të re, pasi ne e dinim që nga dosja 339 që bandat ishin në shërbim të politikës.

“Nuk ka as sasi as cilësi, kemi një show nga ana e SPAK. i ka ikur fuqia elektorale Avdylajve dhe Arben Ndokës? Shullazi i drejton nga burgu, këta të tjerët në Dubai ishin, në Dubai janë. Atje kanë bizneset, nga atje drejtojnë punët”, tha Sulo.

Ai tha se dosjet 184 dhe 339 treguan lidhjet e politikës me grupet kriminale, të cilat nuk u hetuan nga SPAK, por e çuan ta hetojë prokuroria e Dibrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: