Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka analizuar fushatën e vaksinimit në vend. Me anë të një statusi në “Facebook”, Shehu risolli në vëmendje premtimin 14 muajsh të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e vaksinimit.

Ish-ministri ironizon ku thotë se duhet të presim dekadën e ardhshme për të përfunduar vaksinimin, nëse ecim me parashikimet e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa të gjithë situatën aktuale, ai e cilëson si “arithmetikë surealiste të Ramës”.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Arithmetika surealiste e Rames per vaksinimin Covid:
Ai vazhdon akoma me “premtimin” 14 muajsh, megjithese muajt po kalojne!
Kryeministri ne ikje mbas 67 ditesh vazhdon te deklaroje cdo dite, prej disa muajsh, se do te realizoje vaksinimin e “Grupeve te Riskut” ne Shqiperi (jo vaksinimin e gjere te popullesise), ne 14 muaj!!
Por koha leviz, muajt rreshqasin, megjithate per Ramen ngelin perseri 14 muaj!
Arithmetike e cuditeshme premtimesh kjo!
Shqiperia me nje Qeveri te pergjegjeshme duhet e mund te perfundoje vaksinim e gjere te popullesise, qe do te thote per 2,4 Milion banore duke disponuar per kete mbi 5 Milion doza ne hapesiren kohore 4-5 mujore!
Serbia e perfundon kete perpara fillimit te veres.
Europa do ta perfundoje perpara vjeshtes.
Me llogaritjet e Rames bazuar mbi kete 14 muajsh pa date fillimi, ritmin e vaksinimit te deri tanishem, premtimet e tij, ne mund te realizojme vetem vaksinimin e “Grupeve te Riskut”, edhe per te cilat kjo Qeveri nuk ka publikuar asnje shifer, ne vitet qe vijne.
Ndersa “Vaksinimi Masiv” keshtu do te arrihet ne dekaden qe vjen!
Por fatmiresisht kjo arithmetike surealiste e tij do te per fundoje me 25 Prill, per te filluar me pas numurimi real jo i muajve, por i diteve, se cdo humbje qofte edhe e nje nga ato paguhet me shendet, jete, ekonomi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb