Një adoleshente në Kaliforni është përgëzuar së tepërmi për guximin që ka treguar.

Kjo, pasi ajo me mjaft trimëri ka larguar nga shtëpia një ari që tentoi të hynte e të sulmonte qentë e saj.

Në videon e bërë virale në rrjet, shihet se si ariu tenton të futet në shtëpi, ndërsa dy qentë e shtëpisë së vajzës, i kundërpërgjigjen duke lehur.

Në momentin që ariu, tenton t’i vërsulet njëri prej qenve, 17-vjeçarja Hailey Morinico, vrapon me tërë shpejtësinë dhe shtyn kafshën e egër, duke e rrëzuar kështu nga muri.

Kështu ajo largon qentë me shpejtësi, ndërsa ariu ngjitet sërish në mur, por këtë herë pa ndonjë kërcënim. Si pasojë e incidentit, 17-vjeçarja ka pësuar dëmtime të lehta trupore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: