Opinionisti i njohur Arjan Konomi ka kërkuar lirimin e reperit Cllevio nga qelia i cili u arrestua nga policia pasi shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Një ditë pasi u rrah fizikisht nga reperi tjetër Noizy, policia mori indicie për vendndodhjen e tij duke bërë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij.

Arjan Konomi ka ndarë një video në rrjetet sociale duke shkruar se i mungojnë të qeshurat me gjithë shpirt me mikun e tij.

“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman ??? Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmoftë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemër, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi krahas videos./Panorama/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb