TIRANË

Analisti Arjan Vasjari flet për dy koalicione të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit nga PD dhe LSI. Vasjari tha në “Real Story” në News24 se këtë herë po shkohet në zgjedhje me një set rregullash që opozita i ka shkruar dhe i ka pranuar.

Ai u shpreh më tej se në 4-vjeccarin e fundit ka pasur një regres demokratik dhe se 25 prilli është një mundësi e artë që të kemi një produkt të ri politik.

“Nuk jemi duke folur për një shkencë ekzakte. Pas zgjedhjeve mund të ndodhë gjithçka. Ajo çfarë di unë, që ka qenë sporadike ideja për një koalicion të përbashkët me LSI. Ndryshimet që ndodhën e kristalizuan. Unë besoj që do ketë dy koalicione. PD me të sajat dhe LSI me dikë apo me të sajat. Nuk e shikoj të përligjur në raport me zgjedhjet që të kemi ankthet që opozita nuk i ka. Palët, opozita kanë shkruar një paketë rregullash, i gjithëpranuar, një formë garancie. Një formë garancie është KQZ. Ndoshta këtë herë po shkojmë me një set rregullash që opozita i ka shkruar dhe i ka pranuar. Vendimet e KQZ-së shumë të rëndësishme. Vendime që i maxhorancës i vënë kufirin. Tjetër problem aplikimi i tyre.
Mund të themi sa të duam për qeverisjen por që ka një 4-vjeçar, mandati i dytë ka shënuar një regres demokratik. Është qartësisht e prekshme, e dukshme. Nëse para zgjedhjeve me një parti, para daljes së opozitës nga parlamenti, në qoftë se deri dje mund të themi që ishim një demokraci hibride, sot mund të themi se jemi hibrid. pritshmëritë e mia nga 25 prilli thuajse zero nga pala fituese. Të paktën të ktheheshim tek demokracia hibride. Nëse do kishim një energji të re politike jashtë dy poleve, jashtë PD dhe LSI… Ndoshta është shansi i artë që në harkun kohor të 30 viteve ne kemi një energji të re.
Të dyja polet politike, gjenden në një erozion të madh, në një mosbesim ekstrem. Është 25 prilli një mundësi e artë që ne të kemi një produkt të ri politik. Do të ishte një sinjal pozitiv”, tha Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb