Në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ku ishte i ftuar kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, pati edhe debate. Analisti Arjan Vasjari deklaro se pavarësisht pritshmërive të Patozit, ai s’do ishte kurrë faktori i tretë që vendos në politikën shqiptare.

Patozi nga ana e tij tha se në partinë e tij listat do ishin 100% të hapura dhe se kushdo që merrte edhe një votë më shumë, do fitonte.

Patozi: Ne duam të ndryshojmë kryeministrin fillimisht, por shqiptarët pastaj ta shijojnë ndryshimin. Nuk duhet të ndryshojë veç ai që ulet në karrigen e kryeministrit. Ne nuk përputhemi me LSI dhe PD, targeti ynë kryesor është qeveria, por edh këto janë kundërshtarë. Këto partitë e stërlodhuria nuk ofrojnë asgjë të re. Duhet ta bënin fillimisht përmes reformës zgjedhoe, por nuk e bënë. Risia jonë është lista 100% e hapur. Kushdo që kandidon me ne dhe aletatët do marrë mandatin ai që ka 1 votë më shumë. Pse nuk e bën këtë PD apo LSI? Ne e duam realisht Shqipërinë pa kryetarokraci.

Sokol Balla: Kontatë publike kjo?

Patozi: Po ashtu do jetë madje edhe juridike për aq sa është i mundur, cdo njeri që garon nën siglën tonë edhe një votë më shumë se mua i shtrëngoj dorën.

Vasjari: Tha që ka ndryshuar, e kontenstoi Iljazi me fakte që në vështrimin tim nuk provojnë që Astriti nuk ka ndryshuar. Mea culpa që bën, manifeston një lloj ndryshimi. Por nëse pretendon se ka ndryshuar përse mos t’ja njohim të drejtën për të ndryshuar edhe Bashës?

Patozi: S’kam asnjë kundërshtim

Vasjari: Unë besoj që Basha është futur në një fazë ndryshimi,kërkoi ndjesë për marrëveshjen me Ramën

Patozi: S’më rezulton

Vasjari: Po, po. Ai ka pas gabime në drejtim, por i ka pranuar. Ti me të drejtë ke kundërshtuar procesin vertikal në PD, por ai ka filluar një proces selektimi në PD. Përpjekja jonë për parti perfekte në Shqipëri është cinke. Procesi që ka nisur Basha është demokratik.

Patozi: Po çfarë më duhen mua të gjitha këto, të bëhet dhëndër, të bëjë ç’të dojë..

Vasjari: Astrit nuk po të kontestoj, kur ke ikur më ka dhembur, por të kam mbështetur.

Patozi: Ne do kërkojmë votat e shqiptarëve të mërzitur, nuk do të thotë që janë veç të djathtë

Vasjari: Të respektojmë një logjikë të caktuar, mos i ngarko më shumë përgjegjësi opozitës se sa i takon. Unë mendoj se partia e zotit Patozi reshtrohet në një spektër të caktuar politik, ai nuk ka aludime që në 26 prill do jetë alternativë e tretë… Nuk e paragjykoj, kam bonsens ndaj tij e partisë së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb