Analisti, Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 komentoi ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Sipas tij, reforma lindi si një fëmijë i padëshiruar ndërsa ata që nuk e kanë dashur nuk i përkasin vetëm një krahu politik.

Problemi më i madh, tha Vasjari, është se kundërshtarët e kësaj reforme janë sofistikuar.
“Reforma në drejtësi lindi si një fëmijë i padëshiruar, për fat ne kishim një obsteëtër të mirë dhe ajo lindi. Kjo periudhë mua më ka bërë të kuptoj se ata të cilët nuk e kanë dashur reformën Arjan Vasjari: Kundërshatarët e reformës në drejtësi janë sofistikuar, ka edhe nga mazhoranca
nuk janë thjesht ata që e kanë viotuar, armiqtë e saj, një reformë e domosdoshme por me difekte, janë 360 gradë, janë transversal.

Nuk i përkasin vetëm një krahu politik ne e dimë shumë mirë, shumë emra nga maxhoranca kanë kritika, rezerva…Reforma po avancon ngadalë por po avancon, SPAK po strukturohet, nga Gjykata e Lartë janë prodhur gjëra jashtëzakonisht efektive, do prodhojnë rezultate. Kushtetuesja po ecën. Unë mendoj që problem themelor i reformës është që kundërshtarët e saj janë sofistikuar”,- komentoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb