Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se listat e hapura nuk bëjnë një parlament më cilësor.

Vasjari u ankua, duke thënë se në parlament sot fatkeqësisht mungojnë intelektualët.

Arjan Vasjari: Listat e hapura provokojnë një konflikt mes politikës e shoqërisë dhe listave të hapura. Listat e hapura bëjnë një parlament më demokratik, por jo më cilësor, ndërsa qytetarët presin cilësi. Pjesa më cilësore e opozitës ka dalë nga parlamenti. Shoqëria do një parlament më cilësor.

Kryetarët kanë vendosur më të mirët në fillim. Listat e hapura nuk bëjnë një parlament më cilësor. Sistemi maxhoritar absolutisht nuk është i keq, edhe ky që kemi nuk është i keq. Ka rrudhje të intelektualit në parlamentit, por edhe në biznes pse jo. Bota intelektuale e ka larguar disi politikën.

Damian Gjiknuri: Edhe në Amerikë, shumë njerëz nuk ngatërrohen në parlament.

Arjan Vasjari: Ka intelektualë, por partitë janë aq të korruptuara sa nuk e pranojnë intelektualin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb