TIRANË

Arjan Vasjari mendon se nuk ka për të ndodhur asgjë nëse Gjykata Kushtetuese vendos pro shkarkimit të Presidentit Meta. Duke folur për efektet e vendimit amerikan për Berishën, apo urdhrin ekzekutiv për korrupsionin, Vasjari tha në “Real Story” në News24 se Shqipëria nuk ka për të qenë më njësoj pas qëndrimit të qartë amerikan, teksa shpreson që shkarkimi i Metës të mos jetë si presion amerikan.

“Nuk është se po i ndodh ndonjë hata Ilir Metës, është një procedurë normale, ligjore, parlamentare. Lubonja thotë se akti vlerësohet nga qëllimet dhe efektet.
Nëse do të ngelemi tek qëllimet dhe efektet e shkarkimit të presidentit do ngelemi tek relativizmi. Nëse Kushtetuesja vendos pro shkarkimi nuk do të ndodhë asgjë.

Nuk do doja kurrë që shkarkimi i Ilir Metës të vinte si presion amerikan.
Çështja e shpalljes non grata, e konfiskimit të pasurive, e një trysnie, përpjekja për të pastruar establishmentin, mbajnë elementë sui generis. Në qoftë se ne pranojmë që për 30 vjet nuk kemi mundur të ndërtojmë atë demokraci që kemi pasur në mendje, instrumentet politikë kanë rënë, e drejta ka dështuar, shoqëria shqiptare ka një lloj narkotizimi sepse fuqia e saj reaguese nuk është ajo që duhet. A duhet diçka që ta troshisë. Shqipëria nuk ka për të qenë më njësoj pas këtij qëndrimi të qartë amerikan. A mundet që amerikanët të kenë projekte të tjera, kanë të drejtat e tyre, por nëse thonë se çështja e korrupsionit prek interesat amerikane, atëherë nuk jemi përballë atyre historive të vjetra. Kemi një qëndrim të qartë amerikan”, deklaroi Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb