Analisti Arjan Vasjari foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për partitë e reja të krijuara nga Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Vasjari tha se këto dy parti janë alternativë e Partisë Demokratike, janë oponencë e saj, ndaj dhe është e drejtë e tyre legjitime që të shkojnë në zgjedhje duke pasur kundërshtarë Lulzim Bashën.

“Po përpiqem të imagjinoj ditën që do të jenë bashkë këta, se sigurisht që do të ndodhë, mos sot, nesër. Ndjehem keq si një udhëtar, për pak kilometra që kam pasur në PD. Më vjen keq nga shumë anë, por është e vështirë që të ketë një kondestim të tillë PD-je si sot. Secili nga ne këtu kemi një copë historie aty brenda. PD në vështrimin tim ka një paradoks, sepse ishte partia që garantoi pluralizmin në shoqëri, por nuk garantoi dot pluralizmin për vete. Mospranimi i të ndryshmes brenda saj. E kam shumë të vështirë të ndërtoj këtë bisedë këtu mbi të majtën e të djathtën, sepse PD u rithemelua nga figura të së majtës. Unë jam ndjerë shumë keq, kur PD në 1993 apo 1994 pjesën dërrmuese të atyre që e themeluan atë, i dëboi. Historia e PD është me bilance, me suksese, me dritë, ashtu siç ka brenda dhe errësirë. Unë ua njoh të drejtën legjitime zotërinjve këtu që të jenë kundër Bashës. Këta nuk janë pjesë e PD. Janë alternativë e saj dhe kështu duhen pranuar. Ndoshta është momenti të pranohet, që zotërinjtë në fjalë janë alternativë e PD, janë oponencë e PD, janë e drejtë legjitime, të shkojnë në zgjedhje edhe duke pasur kundërshtarë Bashën. Llogaritë do të bëhen më 26 prill. Këta janë futur në një dallgë, janë të qartë në idenë e tyre se nuk janë aleatë me PD”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb