TIRANË

Një tjetër kushëri i 33-vjeçarit Arjan Sala, të zhdukur në zjarrin që ra në një qendër tregtare në Kashar në Tiranë, ka dhënë deklaratë për ngjarjen.

Kushëriri i Salës thekson se atij i del celulari i fikur, duke shtuar se për situatën, duhet që të ndërhyjë patjetër ushtria, pasi është e vetmja që ka mjetet e nevojshme.

“Ka 10 vjet që ka punuar në këtë qendër tregtare. Të bëhet ndërhyrje specifike prej ushtrisë, sepse vetëm ushtria mund të ketë pajisje të duhura kundër zjarrit.

Ndryshe, nuk mund të zbardhet asgjë. Këta zjarrfikës nuk kanë pajisjet e duhura. Arjanit i del telefoni i fikur”, tha kushëriri i 33-vjeçarit të zhdukur, Arjan Salës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb