TIRANE

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në “Big Brother VIP” historinë e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin. Artistja ka thënë se e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, por erdhi një moment që nuk duronte më dhe u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët.

Ditën e djeshme, gjatë lojës së sinqeritetit, Arjola u pyet nga Einxhel: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

“Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po!”,- u përgjigj Arjola.

Ndër të tjera, Iliri tha se e sheh Arjolën si një konkurrente të fortë, e cila do të arrijë deri në finalen e këtij spektakli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: