Aktorja e humorit Arjola Demiri është një ndër personazhet më të komentuar në showbiz, përsa i përket jetës së saj private si dhe së fundmi zgjedhjes së saj për tu marrë me politikën.
Ndonëse aktorja është nëna e tre fëmijëve, ajo bie gjithmonë në sy për format e saj perfekte. E ftuar në emisionin “Why not”, Arjola ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një ndër to është dhe momenti në plazh kur ajo me të qeshur u ka bërë një “kërkesë” vajzave të saj mos e thërrasin mami, pasi njerëzit aty e shikonin me habi dhe nuk besonin që ajo ishte mami i tyre.

“Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërrisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”.Edhe unë i përgjigjesha “po mami i tyre jam”. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, “ju lutem më thërrisni teze”- tregon Arjola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb