Mes Fifit dhe Arjolës kanë nisur të shfaqen hatërmbetjet që kanë me njëra-tjetrën.

Fifi ka thënë dje se një nga ish-banoret e “Big Brother Vip “ e ka bllokuar në rrjete sociale dhe bëhej fjalë për aktoren, Arjola Demiri.

Dy ish-konkurrentet e BBV nuk i kanë normalizuar marrëdhëniet mes tyre dhe kjo gjë reflektohet edhe tani që ky “reality show” ka mbaruar.

Pas këtyre lajmeve, Arjola ka vendosur të reagojë në rrjetet sociale duke postuar një story ku shkruan:

”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, thotë Arjola në postimin e saj të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: