Shteti i Arkansasit kaloi ligjin më kufizues në SHBA për abortin dhe guvernatori i tij republikan Asa Hutchinsos tashmë është zotuar ta nënshkruajë atë.

Dispozita ndalon ndërprerjen e shtatzënisë “përveç për të shpëtuar jetën e nënës shtatzënë në një urgjencë mjekësore” dhe nuk bën përjashtim në rastin e përdhunimeve, incestit ose anomalisë së fetusit.

”Ata që shkelin ligjin rrezikojnë një gjobë deri në 100 000 dollarë dhe burg deri në 10 vjet”, citojnë mediet vendase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb