Arkeologët egjiptianë zbuluan kafshë të mumifikuara, përfshirë këtu zogj dhe pesë mace të mëdha, të cilat studimet paraprake sugjerojnë se janë këlyshë luani.

“Zbulimi u bë në Nekropolin e Kafshëve të Shenjta në Saqqara, afër Kajros”, deklaroi ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani, në një konferencë për shtyp.

Ministri theksoi se zbulimi përfshin një koleksion të madh me 75 statuja macesh prej druri dhe bronzi, me forma dhe madhësi të ndryshme. Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, deklaroi në konferencë se u gjetën pesë nëna të maceve të mëdha.

Ai shtoi se rezultatet e studimeve paraprake vërtetuan se në fakt ato janë këlyshë luani 8-muajsh. Ai theksoi se deri me tani janë zbuluar vetëm skelete luanësh dhe jo këlyshësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb