KAJRO-Arkeologët në Egjipt kanë bërë sot një zbulim, pasi kanë gjetur më shumë se 1 000 statuja dhe 10 sarkofagë në varrezat e lashta fisnore në qytetin Luksor, në perëndim të bregut të lumit Nil.

Ministria egjiptiane për Antikitetin njoftoi se bëhet fjalë për një varrezë të ndërtuar për gjyqtarë në periudhën e Mbretërisë së Re, që ka ekzistuar në periudhën mes viteve 1 500-1000 para Krishtit.
Shefi i ekipit arkeologjik Mostafa el-Waziri deklaroi se varreza përbëhet nga lobi dhe dy salla, ku janë gjetur 10 sarkofagë.

Në njërën nga hapësirat janë gjetur më shumë se 1 000 statuja që tregojnë mbretëritë e dinastive të ndryshme, ndërsa arkeologët presin se do të zbulojnë edhe gjëra të reja në vazhdimin e gërmimeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: