DANIMARKE-Arkeologët kanë zbuluar një sëpatë së bashku me dorezën e drurit e cila është rreth 5500 vjeçare.
Vegla e kohës së Neolitit, është gjetur rastësisht ndërsa po hapej toka për të ndërtuar një tunel.
Sëpata ka mbetur e padëmtuar dhe ishte e ruajtur mirë, pasi ishte e mbështjellë në një mënyrë të atillë që nuk mund të futej oksigjeni.
Ky zbulim i rrallë që është bërë në ishullin Lolland të Danimarkës, i ka mahnitur shkencëtarët.
“Të gjendet një sëpatë kaq e vjetër në një gjendje kaq të mirë, është e pabesueshme”, ka thënë Soren Anken Sorensen, që është arkeolog në Muzeun Lollan-Falster.
(d.d/BalkanWeb)