Një afresk i Narcizit, i riu i mitologjisë greke që ishte aq i dashuruar pas vetes sa ra në dashuri me reflektimin e tij në një liqen, është zbulimi i fundit nga rrënojat e Pompeit.

Afresku u zbulua në një shtëpi romake shumë të pasur me dekore, ku disa arkeologë kanë zbuluar një tjetër afresk, që pasqyron një moment erotik mes një mbretëreshe spartane dhe zotit të grekëve, Zeusit.

Drejtori shkencor i muzeut të Pompeit, Massimo Osanna deklaroi se e gjithë shtëpia nën gërmim kishte dekorime luksoze të dominuara nga temat e gëzimit të jetës, bukurisë dhe kortezisë.

Pompei, që ndodhet në Italinë jugore pranë Napolit, u shkatërrua në vitin 79 pas Krishtit nga një shpërthim i Vezuvit.

Në disa prej pjesëve të tij është ende duke u gërmuar dhe kohët e fundit ka pasur disa zbulime të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb