Nga FATMIR POPJA*

ELBASAN -Të martën, një 50-vjeçare me detyrë arkëtare në fshatin Shtërmen të Elbasanit është proceduar penalisht pas kallëzimit të bërë nga 4 persona, që pretendonin se i kanë paguar faturat e energjisë, por se arkëtarja nuk i ka hedhur në sistem.

Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thanë se ka nisur procedimin penal ndaj shtetases me iniciale A.T, me detyrë arkëtare e postës Shtërrmen, pasi personat me iniciale B.P. 45 vjeç, I.Q, 38 vjeç, A.I, 61 vjeç dhe Th.T, 51 vjeç, kanë bërë kallëzim ndaj saj. Kjo, pasi sipas policisë, ata pretendojnë se i kanë paguar faturat e energjisë elektrike tek zyra Postare Shtërrmen ku ishte arkëtare A.T, që sipas tyre nuk i ka arkëtuar faturat duke bërë që të rezultojnë debitorë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb