Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi Ramën arkitekt të shpopullimit.

Nga protesta e opozitës, Berisha tha se Shqipëria vuan nga rreziku më i madh ekzistencial që është shpopullimi.

“Para se të drejtoja një parti politike kam qenë mjek. Nuk është e nevojshme të jesh mjek që këto shifra të flasin, kombi ynë po shpërbëhet. Shqipëria është në rrezikun e saj më të madh ekzistencial. Ne do e shpëtojmë atë. Në faqen e parë të rezolutës ka 5 akte kur cilësohet gjenocid; kur një grup i vendosen kushte thelbësore të kalkuluara. Arkitekti i shpopullimit.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb