Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dlaic nuk ka fshehur dot emocionet pas triumfit në çerekfinale ndaj Brazilit.

“Ne kishim nevojë për këtë. Urime djemve, ata në fakt nuk janë normalë. Ndeshja ishte e mrekullueshme, nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Kjo është Kroacia. eliminuam favoritin më të madh të këtij turneu, luajtëm si më të mirët kur ishte ndeshja më e rëndësishme dhe konfirmuam edhe një herë se askush nuk duhet të na nënvlerësojë. Si gjithmonë treguam krenari, besim dhe guxim. Le të ecim përpara. Kjo është një fitore e përbashkët për të gjithë ne. Le të argëtohet çdo kroat. Ne mund të bëjmë shumë. Le të përballemi me gjysmëfinalen e dytë radhazi në kampionatin botëror. Unë jam vërtet një njeri i lumtur” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: