Arkitekti Besnik Aliaj ka zbuluar një tjetër fakt që lidhet me shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë. Aliaj ka publikuar disa foto që konfirmojnë ekzistencën e një tuneli të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij, por që me ndërtimin e impiantit të ri do të zhduket, raporton Newsbomb.

Aliaj shtron pyetjen përse ky tunel gjysmë shekulli më i vjetër se ato të komunizmit nuk kthye në muze nga qeveria.

“Konfirmohet. Nga Fondi Luce-Unesco mësohet se stadiumi olimpik “Qemal Stafa” në pjesën veriore të fushës pas portës ka patur edhe një tunel të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij. Nuk dihet shumë për këtë fakt për të cilin më kanë pyetur më parë edhe disa miq të tjerë, por tashmë kjo konfirmohet nga arkiva prestigjioze italiane, duke thelluar me tej skandalin që lidhet me këtë objekt historik. Kjo sepse në kompleksin e ministrive në qendër po kthehen në muze disa llagëme te komunizmit, ndërkohë që këtu kemi pasur raste të tuneleve gjysmë shekulli më të vjetër, por aplikohet standard tjetër?!”,- shprehet këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: