NGA ANISA YMERI*
TIRANË- Hyrje e rrënuar e një ndërtese historike në kryeqytetin e shqiptarëve, brendi e shkatërruar…!!! Hotel Dajti është i rrethuar ndër muret e shumë godinave të tjera kanë rënë. Një ditë pasi vendimi i Këshillit të Restaurimit që drejtohet nga Ministrja Kumbaro është shtyrë, arkitekti Maks Velo s’mund të mos bëjë apel, të mos shkatërrohet Dajti, pjesë e kujtesës së Tiranës.

E ata që duhet të ngrenë zërin, të protestojnë, të reagojnë, të mos lejojnë që një shkatërrim i tillë të ndodhë, sipas arkitektit janë shumë.

Në fakt, edhe kryeministri i vendit, mesditën e kësaj së mërkure ndërsa çelej Festivali i Librit dhe i Artit, ka vënë theksin në atë që është trashëgimia jonë kulturore, në memorien tonë!

Por ndërsa odiseja Hotel Dajti vijon dhe në institucionet shtetërore diskutohet tjetërsimi i tij, ndryshimi i funksionit që cenon këtë trashëgimi sipas specialistëve, nuk dihet nëse kryeministri e fut Hotel Dajtin në listën e kësaj trashëgimie, në atë memorie për të cilën flet.

Kundërshtia e profesionistëve është e madhe. Kundërshtia në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, mësohet të ketë qenë evidente. Kundërshtia e Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve, gjithaq. Por për Hotel Dajtin pritet të vendoset në mbledhjen e radhës të KKR-së, që është paraparë të mbahet këtë të premte.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: