Në simpoziumin e muzeve të mbajtur në Stamboll, ku merrnin pjesë drejtorët më në zë të muzeologjisë nga SHBA-ja në Japoni, arkivat shqiptare kanë marrë për herë të parë ftesën për të aderuar në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve. Drejtuesi i arkivave Ardit Bido, shpalosi në punimet e këtij simpoziumi synimin për të krijuar një kompleks të mirëfilltë kulturor.

Në ambientet e Muzeut Arkivor, që pritet të hapë dyert së afërmi, historia dhe trashëgimia dokumentare e kombit do të përcillen përmes teknikave interaktive, duke përçuar informacion përmes zbavitjes.

Pjesë e projektit është edhe krijimi i një hapësire studimi në natyrë dhe teatrit të kinemasë së hapur prej 150 vendesh, në oborrin rrethues të godinës së Arkivës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: