TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovon sot Revistën Arkivore që do të botohet nga ky vit si botim i përbashkët i dy arkivave, pjesë e përpjekjes së unifikimit të punës arkivore në të gjitha Trevat Kombëtare. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dy drejtorat e dy institucioneve kryesore drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shqiptare, Ardit Bido, dhe Kryeshefi i Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj, gjithashtu drejtoresha e Arkivit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Pranvera Dibra, dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Skënder Asani.

“Kemi sot kënaqësinë të kurorëzojmë një bashkëpunim të vyer ndërmjet të gjithë trashëgimisë tonë kulturore materiale, dokumentare, Revistën Arkivore e cila është në vijim të Konferencës së Parë Mbarëkombëtare të Arkivistikës, e vetmja në Shqipëri që është një produkt i përbashkët midis dy arkivave Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt dhe të institucioneve të trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni. Prandaj është një kënaqësi e veçantë që në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ne do të dalim me produkte reale të cilat ndihmojnë në ngritjen e vëmendjes dhe në zhvillimin e bashkëpunimit institucional konkret dhe të prekshëm ndërmjet të gjitha institucioneve e të gjitha trevave shqiptare që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë kulturore”, tha Bido.
26133826_1919288164767481_1794755905_o
Fjalën e mori Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, i cili është bashkëthemeluesi i kësaj Reviste Arkivore dhe një drejtues që ka arritur të japi ritmin e nevojshëm këtij bashkëpunimi mes nesh.

“Në këtë manifestim të vlefshëm shpreh kënaqësinë që në fund të këtij viti dhe në kuadër të vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që bashkëpunimin midis dy arkivave ta përfundojmë edhe me një sukses pune. Shpreh edhe nevojën e këtij bashkëpunimi sepse përvoja, ekspertizat e zhvillimet e veprimtarisë arkivore si profesion por edhe si veprimtari shkencore kanë nevojë të unifikohen në një revistë të tillë të përbashkët me qëllimin e unifikimit si kontribut shkencor”, tha Manaj.

Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Skënder Asani, përshëndeti dy drejtorat Bido dhe Manaj, dhe Drejtoreshë e Arkivit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Pranvera Dibra, dhe tha se është i nderuar që është pjesë e kësaj reviste sepse Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, sepse është i vetmi Institucion në Maqedoni i Shqiptarëve dhe do na shërbejë që ky bashkëpunim midis Arkivave do na mundësojë ta ndjejmë dhe ta shkruajmë historinë tonë e cila në Maqedoni prej 7 dekadave ka qënë e mohuar.
26178752_1919303764765921_1460525038_o
Pranvera Dibra, shprehu kënaqësinë që është pjesë e këtij kontributi të përbashkët për një trashëgimi kombëtare të përbashkët.

“Uroj që kjo revistë të jetë tribuna e gjithë arkivistëve për të shprehur kontributet dhe eksperiencat të historianëve dhe të jetë gjithmonë një literaturë për studentët e dy anëve të kufirit”, tha Dibra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: